Vlora – Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza shpëtojnë dy persona të mbetur në det

Vlora – Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza shpëtojnë dy persona të mbetur në det

Policia Kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, ka ndihmuar dy shtetas që kishin mbetur në det gjatë natës, për shkak të një defekti në mjetin e tyre lundrues.

Pas marrjes së njoftimit se një skaf me dy persona në bord kishte pësuar defekt brenda Gjirit të Vlorës, u organizua menjëherë operacioni i kërkim-shpëtimit. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Triport, së bashku me efektivët e Guardia di Finanza, lokalizuan skafin në zonën e “Plazhit të Vjetër” dhe ndërhynë për riparimin e defektit. Pas ndërhyrjes, mjeti u shoqërua në mënyrë të sigurt drejt stacionit.

Gjatë verifikimeve rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte me vete dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Në zbatim të ligjit, ndaj tij u vendos një masë administrative prej 10 mijë lekësh.

Policia Kufitare thekson se, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon të jetë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe për të reaguar me profesionalizëm në çdo situatë emergjente.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-