Vlora – Nis rikonstruksioni i rrugës “Riza Salati”, bllokohet qarkullimi dhe parkimi

Vlora – Nis rikonstruksioni i rrugës “Riza Salati”, bllokohet qarkullimi dhe parkimi

Ka nisur rikonstruksioni i rrugës “Riza Salati” në Vlorë. Prej ditës së sotme, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve, ndërsa nuk do të lejohet as parkimi deri në përfundim të punimeve.

Ky investim vjen menjëherë pas përfundimit të punimeve të projektit të ujësjellës-kanalizimeve në këtë zonë të qytetit. Sipas informacioneve, ndërhyrja parashikon gërmimin e plotë në gjithë gjatësinë e segmentit, për t’i hapur rrugë asfaltimit dhe punimeve të tjera të parashikuara në projektin e rikonstruksionit.

Punimet kanë nisur këtë të enjte, më 14 gusht, por ende nuk ka një afat zyrtar për përfundimin e tyre. Megjithatë, shpresohet që procesi të mbyllet sa më shpejt, për t’i kthyer qytetarëve një rrugë tërësisht të rikonstruktuar dhe funksionale.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-