Në qytetin e Vlorës, marrëdhëniet mes fqinjëve po përjetojnë një ndryshim të dukshëm. Nga koha kur dyert e shtëpive ishin të hapura dhe bisedat zhvilloheshin në oborre, sot gjithnjë e më shumë banorë ndihen të distancuar dhe më të rezervuar ndaj njëri-tjetrit.
Qytetarët tregojnë për BluTV se ritmi i shpejtë i jetës, presionet sociale dhe ndikimi i teknologjisë kanë zbehur kontaktet e përditshme, por theksojnë se fryma e solidaritetit nuk është zhdukur plotësisht.
"Nuk është si më parë. Dikur i njihnim të gjithë fqinjët. Sot mezi përshëndetemi, por prapë kur ka nevojë, jemi aty për njëri-tjetrin." - shprehen qytetaret.
Megjithëse mënyra e jetesës ka ndryshuar ndjeshëm, nevoja për afërsi njerëzore dhe mbështetje të ndërsjellë mbetet po aq e fortë sa më parë.
Ringjallja e frymës komunitare është një sfidë për qytetin modern, por edhe një mundësi për të rikthyer vlerat që dikur ishin themeli i jetës së lagjeve.
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente