“Në lëvizje… apo në pritje?”
Transporti urban dhe interurban është pjesë e përditshme e jetës në Vlorë, por sa funksional është realisht?
Në këtë episod të “Vlora Flet”, ndalemi në stacione urbane, terminale interurbane dhe brenda autobusëve për të sjellë zërin e qytetarëve që presin çdo ditë për të shkuar në punë, shkollë apo shërbime. Nga pritjet e gjata dhe mbingarkesa në linjat urbane, te mungesa e orareve të qarta dhe kushtet në transportin interurban, ky episod pasqyron realitetin e lëvizjes në qytet dhe zonat përreth.
Me dëshmi nga nxënës, punonjës, të moshuar, shoferë dhe ekspertë të transportit, “Vlora Flet” ngre pyetjen thelbësore:
a po lëviz qyteti, apo po pret?
Sepse transporti nuk është vetëm udhëtim — është akses, dinjitet dhe ritëm jete.
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente