Të dielën më 27 korrik, Vlora do të shkëlqejë me ritmet e muzikës dhe atmosferën e gëzimit të një ngjarje muzikore të veçantë, e cila do të realizohet falë organizimit të Bashkisë së Vlorës dhe Qendrës Kulturore të qytetit.
Në këtë koncert të paharrueshëm do të ngjiten në skenë dy nga emrat më të njohur të muzikës vlonjate: Zeida & Benzh dhe Robert Zguro të shoqëruar nga grupi i tyre muzikor përfshirë Skerdilaid Troqe dhe Fatos Bardulla, anëtarë të Star Dance Academy. Ky eveniment ka për qëllim të sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji për të gjithë ata që duan të përjetojnë muzikën lokale.
Koncerti do të zhvillohet në një nga ambientet më të bukura të qytetit, te kina verore, pranë hyrjes së Lungomares dhe do të fillojë në orën 20:30. Ky do të jetë një moment i veçantë për të shijuar muzikën e artistëve vendas dhe për të përjetuar emocione të forta nga performancat live, që do të mbushin hapësirën me ritëm dhe energji.
Mos e humbisni mundësinë për të festuar me muzikën e Vlorës!
Komente