Vlora e mbushur me turistë, Rama publikon pamje nga fundjava në bregdet

Vlora e mbushur me turistë, Rama publikon pamje nga fundjava në bregdet

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel pamje nga Vlora, ku qyteti është tejmbushur me turistë vendas dhe të huaj. Lungomarja dhe plazhet e qytetit janë kthyer në qendra gjallërie, ndërsa sezoni turistik po hyn në kulmin e tij.

Vlora po konfirmohet si një prej destinacioneve më të preferuara verore, me një ofertë që shkon përtej turizmit bregdetar. Kalendari i pasur me aktivitete sportive, artistike dhe kulturore po i jep një tjetër ritëm qytetit, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve nga brenda dhe jashtë vendit.

Kryqëzimi i dy deteve, Adriatikut dhe Jonit, bashkë me natyrën, traditën dhe kulinarinë, po e shndërrojnë Vlorën në një prej pikave më atraktive të turizmit shqiptar këtë verë.

Lajmi nga: Gentian Kellçiu
Gentian Kellçiu

Gentian Kellçiu

Gentjan Kellçiu është gazetar dhe moderator nga Vlora, i njohur për raportimet e tij në terren dhe drejtimin e emisioneve informative. Aktualisht ai drejton emisionin e mëngjesit “Agon Blu” në Blu TV.

Komente

-