Vlora po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët ndërkombëtarë, duke u bërë një nga qytetet kryesore për ata që zgjedhin të pushojnë me kroçera. 383 turistë nga shtete të ndryshme si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Australia dhe shumë të tjera, mbërritën këtë mëngjes me kroçerën Silver Whisper, që erdhi nga porti i Barit në Itali.
Kroçera është parkuar në portin e Vlorës, ku do të qëndrojë deri në mbëmjen e të hënës, për t’u larguar sërish drejt brigjeve të Italisë. Gjatë qëndrimit të saj në qytetin bregdetar, turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë Vlora dhe destinacione të tjera turistike në zonat përreth, duke shijuar bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të kësaj zone.
Përveç Vlorës dhe brigjeve shqiptare, itinerari i kroçerës përfshin edhe disa vende të tjera europiane, duke bërë kështu që Vlora të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë destinacionesh turistikë të kërkuara nga turistët ndërkombëtarë.
Ky fluks turistik është një tjetër shenjë e rritjes së interesit për Shqipërinë si një destinacion tërheqës, veçanërisht për ata që kërkojnë një pushim luksoz dhe të rehatshëm përmes udhëtimeve me kroçera.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente