Vlonjatët në Ankth për Sigurinë Ushqimore - A Po Hamë Më Të Sigurtën?

Vlonjatët në Ankth për Sigurinë Ushqimore - A Po Hamë Më Të Sigurtën?

Në një periudhë kur raftet e marketeve janë të mbushura dhe restorantet janë gjithmonë e më të mbushura me klientë, qytetarët e Vlorës po përballen me një shqetësim serioz: A është e sigurt ajo që konsumojmë çdo ditë?

Blerësit thonë se nuk ndihen të qetë as me produktet që blejnë në dyqane dhe as me ato që konsumojnë në fast-food apo restorante. Ky mosbesim i qytetarëve po shtohet dita-ditës dhe ka krijuar një ndjenjë pasigurie të thellë.

Qytetarët kërkojnë veprim të shpejtë dhe shprehen se duhet të forcohen kontrollimet dhe masat për sigurinë ushqimore, duke garantuar që produkte të sigurta dhe të kontrolluara të mbërrijnë në tryezat e vlonjatëve. Sipas tyre, siguria ushqimore nuk është një luks, por një domosdoshmëri për jetën e përditshme dhe shëndetin publik.

Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të rrisin angazhimin për të siguruar që të gjithë produktet ushqimore që mbërrijnë në treg të jenë të certifikuara dhe të përmbushin standardet më të larta të sigurisë. Pa këto garanci, pasiguria dhe shqetësimet do të vazhdojnë të rriten, duke bërë që qytetarët të jenë gjithnjë e më të pavendosur se çfarë po konsumojnë në përditshmërinë e tyre.

Siguria ushqimore është një çështje thelbësore dhe kërkon një angazhim të përbashkët nga të gjithë aktorët – autoritetet lokale, tregtarët dhe konsumatorët – për të siguruar një ambient të shëndetshëm dhe të sigurt për të gjithë.

Të bëhet më shumë për sigurinë ushqimore – është koha për të vepruar!

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-