Vjosa Osmani në Tokio: Kosova dhe Japonia me potencial të madh për bashkëpunim ekonomik

Vjosa Osmani në Tokio: Kosova dhe Japonia me potencial të madh për bashkëpunim ekonomik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart takimin biznesor Kosovë–Japoni të mbajtur në Tokio, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë të potencialit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se kjo vizitë është një hap konkret drejt krijimit të një partneriteti strategjik me Japoninë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së bizneseve kosovare nga sektorë të ndryshëm në këtë takim.

“Sot, gjatë takimit biznesor Kosovë–Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Jam veçanërisht e lumtur që në këtë vizitë në Japoni jam e shoqëruar nga një delegacion i bizneseve nga sektorë të ndryshëm në Kosovë — një dëshmi konkrete e gatishmërisë sonë për partneritet strategjik me Japoninë,” – shkroi Osmani.

Kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

Lajmi nga: Efrosina Papa
Efrosina Papa

Efrosina Papa

Efrosina Papa, gazetare me një karrierë 26-vjeçare në median e Vlorës, është një zë i dalluar i informimit lokal, që ka ndërtuar me përkushtim urën mes qytetarëve dhe ngjarjeve të ditës. Ajo është e njohur për pasqyrimin e drejtë dhe të ndershëm të realitetit, me vëmendje të veçantë ndaj historive njerëzore dhe figurave punëtore të komunitetit.

Komente

-