Vijojnë Hetimet për Ngjarjen e Dhunshme në Borsh, Himarë

Vijojnë Hetimet për Ngjarjen e Dhunshme në Borsh, Himarë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 31 korrik 2025, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Borsh, Himarë, ku një shtetas është plagosur me armë zjarri. Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër individ të përfshirë në konflikt.

Rreth orës 02:20, në një lokal në fshatin Borsh, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se ka pasur një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasin E. V., 55 vjeç, banues në Tiranë. Pas përleshjes fizike, H. Ç. është larguar dhe është rikthyer në lokal me një armë zjarri automatik, me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit tip “Volkswagen”, duke plagosur shtetasin E. Sh., 33 vjeç, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital. Po ashtu, dyshohet se H. Ç. ka goditur me qytën e armës edhe shtetasin A. D., 43 vjeç.

Në vijim të hetimeve të shpejta, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë ka arrestuar në flagrancë H. Ç., për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ndërkohë, shtetasi E. V. është shpallur në kërkim për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Në vendngjarje janë sekuestruar prova materiale si 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë. Puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në konflikt vijon, ndërkohë që hetimet po zhvillohen për të gjetur armën e zjarrit të përdorur.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-