Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në burgun italian, ku një i ri i akuzuar për vrasjen e studentes 22-vjeçare Sara Campanella më 31 mars të këtij viti ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Sipas burimeve nga Corriere della Sera. I akuzuari dyshohet se është vetëvrarë duke u varur në qelinë e tij të burgut, pas një periudhe të trazuar emocionale dhe psikologjike.
Megjithatë, kohët e fundit, ai ishte kthyer në një qeli me dy të burgosur të tjerë, një ndryshim që u pa si një shenjë pozitive, duke dhënë shpresë se gjendja e tij mendore po përmirësohej. Por ngjarja tragjike ka tronditur komunitetin, duke hapur pyetje në lidhje me mundësitë e mbikëqyrjes dhe kujdesit për të burgosurit që kanë tendenca vetëvrasëse. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.
Prokuroria Publike e Mesinës ka nisur një hetim të thelluar mbi rrethanat e vdekjes së Argentino-s, për të përcaktuar nëse kishte mangësi në mbikëqyrjen dhe trajtimin e tij gjatë periudhës në paraburgim. Ky hetim synon të hedhë dritë mbi mundësitë e shmangies së ngjarjes dhe përkujdesin ndaj të burgosurve me tendenca vetëvrasëse.
Në lidhje me çështjen penale të vrasjes së Sara Campanella-s për të cilën Argentino akuzohej, gjyqi i parë ishte i planifikuar për më 10 shtator. Ngjarja e ndodhur ka shtuar edhe më shumë tension në këtë çështje, duke bërë që hetimet dhe proceset ligjore të jenë ende në zhvillim e sipër.
Komente