“Vetëm 8 vite për gjyshin tim!” – Mbesa shpërthen në protestë pas vendimit për autorin e vrasjes së 80-vjeçarit në Fier

“Vetëm 8 vite për gjyshin tim!” – Mbesa shpërthen në protestë pas vendimit për autorin e vrasjes së 80-vjeçarit në Fier

Tension në ambientet e Gjykatës së Fierit, pas shpalljes së vendimit për Ilir Nukaj, i cili dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024, vetëm sepse i moshuari refuzoi t’i jepte birra.

Gjykata e dënoi fillimisht të pandehurin me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u reduktua në 8 vite. Ky vendim shkaktoi reagime të forta në sallë, ku mbesa e viktimës protestoi me forcë dhe thyen xhamat e derës kryesore të gjykatës, duke e konsideruar vendimin si të padrejtë dhe të papërballueshëm për familjen.

Vrasja që tronditi Fierin
Ngjarja ndodhi më 12 tetor 2024, në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të një dyqani ushqimor në pronësi të viktimës. Ilir Nukaj, 47 vjeç (i njohur edhe si Ledjan), kishte shkuar në dyqan dhe i kishte kërkuar birra të moshuarit, i cili e refuzoi për shkak të njohjes së mëparshme me precedentët e tij penalë.

Pas refuzimit, Nukaj e goditi 80-vjeçarin me grushte në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda që i morën jetën pak më vonë. Nukaj gjithashtu ushtronte dhunë edhe ndaj bashkëshortes së viktimës, 77 vjeçe, duke rënduar më tej situatën.

Ilir Nukaj u arrestua një ditë më pas. Ai ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje, çka e bën këtë rast edhe më shqetësues për opinionin publik.

Familjarët e viktimës kanë kërkuar rishqyrtim të vendimit dhe një dënim më të ashpër për autorin, ndërsa shprehën zhgënjimin për atë që e konsiderojnë si një padrejtësi për jetën e një të moshuari të pafajshëm.

Hetimet për ngjarjen janë mbyllur dhe vendimi tashmë është shpallur i formës së prerë nga gjykata e shkallës së parë në Fier.

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-