“Vendi më i humbur në Shqipëri” – Komedia që vjen së shpejti në Amfiteatrin e Durrësit

“Vendi më i humbur në Shqipëri” – Komedia që vjen së shpejti në Amfiteatrin e Durrësit

Trupa e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është në përgatitjet finale për premierën e shfaqjes “Vendi më i humbur në Shqipëri”, që do të ngrihet në skenë më 15 korrik në Amfiteatrin e Durrësit.

Kjo komedi e shkruar nga Jean Pierre Martinez dhe përkthyer nga Anxhela Çikopano sjell historinë e një fshati të harruar që rrezikon të zhduket nga harta. Banorët janë të gatshëm për gjithçka që fshati i tyre të mbijetojë, por gjërat marrin një kthesë të papritur kur në fshat mbërrin një gazetare e njohur.

Regjisorja e shfaqjes, Andia Xhunga, sjell këtë komedi fantastike në gjashtë data gjatë korrikut, me aktorë të njohur si Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Aleksandër Seitaj dhe të tjerë.

Skenografia dhe kostumografia janë realizuar nga Alketa Tragajt Myshketa, ndërsa muzika është kompozuar nga Endri Sina.

Ky është bashkëpunimi i parë i Teatrit “Moisiu” me dramaturgun francez me prejardhje spanjolle, Jean Pierre Martinez, i cili ka shkruar mbi 114 vepra teatrale dhe vlerësohet ndër dramaturgët më të njohur në arenën ndërkombëtare.

Mos e humbisni këtë ngjarje teatrale në zemër të Durrësit, ku historia, humori dhe talenti bashkohen për të sjellë një përvojë unike artistike.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-