Varrezat publike të qytetit të Vlorës janë lënë pa mirëmbajtje dhe ndodhen në një gjendje të papastruar ku barërat kanë mbuluar një pjesë të madhe të varreve. Kjo hapësirë, e cila ka një rëndësi të veçantë për kujtimin dhe respektin ndaj të ndjerëve nuk ka marrë asnjë ndërhyrje për pastrim dhe rregullim për një periudhë të gjatë kohe.
Përveç barërave të dendur në disa zona të varrezave mund të vihen re edhe mbeturina të ndryshme si shishe plastike, thasë me plehra dhe sende të tjera të hedhura pa kujdes. Kjo ka bërë që varrezat të shndërrohen në një ambient të lënë pas dore që nuk përputhet me rëndësinë që duhet të ketë një hapësirë të tillë.
Varrezat janë një vend që kërkon respekt dhe kujdes të vazhdueshëm dhe është e domosdoshme që strukturat përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të rikthyer dinjitetin dhe pastërtinë në këtë hapësirë të shenjtë të qytetit. Të gjithë presin një reagim të menjëhershëm nga autoritetet për të siguruar një ambient të denjë për ata që prehen aty.
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente