Valentina Gegprifti kurorëzohet “Miss Shqipëria 2025” – Bukuri, elegancë dhe emocione në Amfiteatrin e Tiranës

Valentina Gegprifti kurorëzohet “Miss Shqipëria 2025” – Bukuri, elegancë dhe emocione në Amfiteatrin e Tiranës

Një mbrëmje magjike, e mbushur me emocione, dritë dhe art, kurorëzoi më të bukurën shqiptare në spektaklin madhështor “Miss Shqipëria 2025”, që u zhvillua në Amfiteatrin e Tiranës. Titulli i shumëpritur iu dha bukuroshes Valentina Gegprifti, finalistja me numër 18, e cila rrëmbeu zemrat e publikut dhe vlerësimin maksimal të jurisë.

Valentina u dallua për prezencën skenike, hijeshinë, elegancën dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitjet e natës dhe titullin e lakmuar të më të bukurës shqiptare.

Spektakli mblodhi 25 finaliste nga të gjitha trevat shqiptare dhe u vlerësua për organizimin e tij profesional dhe atmosferën festive. Juria e këtij edicioni ishte e përbërë nga emra të njohur të artit, medias dhe modës si Meriadian Ramcaj, Zajmina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia.

Çmimet e tjera të ndara gjatë spektaklit:

Shoqëruesja e parë: Klea Thaçi (nr. 17)

Shoqëruesja e dytë: Laura Peka (nr. 11)

Miss Earth: Kleja Sulejmani (nr. 3)

Miss Supranational: Natalia Lalaj (nr. 1)

Miss International Albania 2025: Gledia Preja (nr. 25)

Trupi më i bukur: Juna Latifi (nr. 4)

Miss Buzëqeshja: Elsina Canaku (nr. 5)

Miss Elite: Dea Hila (nr. 20) – do përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare

Miss Miqësia: Xholin Xhabeu (nr. 12) – e zgjedhur nga vetë finalistet

Miss Elegance: Bleona Beqiraj (nr. 8)

Miss Fotozhenia: Eloisa Llupo (nr. 2)

Miss Social-Media: Dajana Elmasllari (nr. 23)

Çmimi i Publikut: Kleja Sulejmani (nr. 3) – me 22.6% të votave online

“Miss Shqipëria 2025” konfirmoi sërish suksesin e këtij eventi si një prej platformave më prestigjioze që promovon bukurinë dhe talentin shqiptar në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-