Valë dorëheqjesh në Selenicë – 5 administratorë largohen pas kërkesës së Ramës për ristrukturim

Valë dorëheqjesh në Selenicë – 5 administratorë largohen pas kërkesës së Ramës për ristrukturim

Në Bashkinë e Selenicës është konfirmuar zyrtarisht dorëheqja e pesë administratorëve të njësive administrative, si pjesë e valës kombëtare të ristrukturimit të administratës vendore. Dorëheqjet janë protokolluar dhe konfirmuar nga vetë bashkia, ndërsa pritet një analizë e performancës për të përcaktuar nëse largimi i tyre do të jetë përfundimtar.

Këto zhvillime vijnë menjëherë pas thirrjes së Kryeministrit Edi Rama në takimin me kryebashkiakët në Durrës, ku kërkoi largimin e të gjithë drejtuesve të njësive administrative, në vijim të reformës së brendshme që ka përfshirë institucionet e varura nga pushteti vendor.

Procesi i ristrukturimit ka për qëllim freskimin e administratës vendore me figura të reja, që do të sjellin një shërbim më efikas dhe më të afërt me qytetarin. E njëjta lëvizje është zbatuar tashmë edhe në Bashkinë e Vlorës, ku të gjithë drejtuesit e institucioneve lokale kanë dhënë dorëheqjen.

Vala e dorëheqjeve që ka përfshirë bashki në të gjithë vendin konsiderohet si pjesë e një procesi të thelluar reformimi, i cili pritet të vijojë në javët në vijim, me përzgjedhjen e kuadrove të rinj që do të përfaqësojnë një administratë më profesionale dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve.

BluTV do të ndjekë nga afër zhvillimet në Selenicë dhe bashkitë e tjera të qarkut Vlorë në kuadër të kësaj reforme.

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-