Vala e të nxehtit përvëlues godet Italinë - 3 viktima, deri në 41°C dhe alarm i kuq në 20 qytete

Vala e të nxehtit përvëlues godet Italinë - 3 viktima, deri në 41°C dhe alarm i kuq në 20 qytete

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të të nxehtit, me temperatura ekstreme që në disa zona arrijnë deri në 41°C. Deri tani janë raportuar tre viktima nga të nxehtit – dy në Sardenjë dhe një në Xhenova – ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendjen e alarmit të kuq në 20 qytete të mëdha për shkak të kushteve përvëluese.

Asfalti është thuajse i pakalueshëm nga nxehtësia, ndërsa punonjësit në ambiente të hapura përballen me rrezik të lartë për shëndetin. Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (INPS) i ka informuar kompanitë se mund të aplikojnë për kompensime për ndërprerjen e punës, nëse temperaturat kalojnë kufirin e 35°C.

Masa emergjente në Milano
Në Milano, një nga qytetet më të goditura, autoritetet kanë ngritur një qendër mjekësore emergjente për turistët në tarracat e famshme të Katedrales “Duomo”. Kjo pikë ndihme do të jetë funksionale çdo ditë nga 1 korriku deri më 15 shtator, në oraret më kritike – nga ora 12:00 deri në 17:00.

E gjithë Europa Jugore nën temperaturat ekstreme
Kriza e të nxehtit nuk është e izoluar vetëm në Itali. E gjithë Europa Jugore po përjeton temperatura rekord. Në Spanjë, mbi 100 persona kanë humbur jetën që nga e shtuna për shkak të valës së të nxehtit, ndërsa në Greqi situata është jashtë kontrollit: ishulli i Kretës është përfshirë nga zjarre masive të nxitura nga erërat e forta, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe turistëve, mes tyre edhe shtetas italianë.

Paralajmërimet e autoriteteve
Autoritetet italiane dhe ato evropiane paralajmërojnë qytetarët që të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë shumë ujë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta e me ajër të kondicionuar.

Nga fundjava, në veri të Italisë pritet një përmirësim i lehtë i motit, me reshje të izoluara dhe rënie të temperaturave. Ndërkohë, në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, moti do të mbetet i qëndrueshëm dhe

Lajmi nga: Vjola Murati
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-