Një efekt i ri pozitiv i vaksinës kundër herpes zoster po tërheq vëmendjen e studiuesve: ngadalësimi i plakjes biologjike. Të dhënat tregojnë se vaksina ndikon në uljen e disa proceseve qelizore që shoqërojnë avancimin e moshës, veçanërisht inflamacionet kronike.
Herpes zoster shkaktohet nga riaktivizimi i virusit të lisë së dhenve, i cili qëndron i fjetur në organizëm dhe mund të aktivizohet vite më vonë, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore.
Studimet mbi pacientët e vaksinuar tregojnë se ata paraqesin parametra biologjikë më të favorshëm krahasuar me individë të së njëjtës moshë që nuk kanë marrë vaksinën. Këto ndryshime janë vërejtur në gjashtë tregues mjekësorë të lidhur drejtpërdrejt me plakjen biologjike.
Plakja biologjike mat gjendjen funksionale të indeve dhe organeve dhe jo thjesht kalimin e viteve. Ajo lidhet me rënien e kapacitetit të trupit për të riparuar dëmtimet qelizore dhe molekulare, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin afatgjatë.
Hipotezat sugjerojnë se vaksina redukton inflamacionet sistemike, parandalon riaktivizimin viral dhe ndërpret procese që përshpejtojnë degradimin qelizor. Studimi është zhvilluar mbi një kampion prej rreth 3 800 pacientësh në Shtetet e Bashkuara dhe ka ofruar të dhëna të rëndësishme mbi lidhjen mes vaksinimit dhe plakjes biologjike.
Komente