Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, në qendër të dialogut për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar

Në bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë u zhvillua një takim me pjesëmarrjen e akademikëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor të Qarkut të Vlorës, i cili kishte në fokus forcimin e qasjes administrative në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit që luan akademia në analizën dhe ndërtimin e politikave parandaluese. U vu theksi tek metodat parandaluese dhe nismat konkrete që synojnë uljen e risqeve dhe parandalimin e fenomeneve kriminale, si elementë kyç për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në komunitet.

Përfaqësuesit e pushtetit vendor nënvizuan se lufta kundër krimit të organizuar kërkon një qasje të integruar dhe të qëndrueshme, ku përgjegjësia ndahet mes institucioneve, akademisë dhe shoqërisë civile. Sipas tyre, vetëm përmes angazhimit të përbashkët dhe zbatimit të hapave konkretë mund të arrihen rezultate afatgjata.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të dialogut dhe koordinimit mes aktorëve lokalë, duke krijuar një platformë shkëmbimi idesh dhe praktikash që kontribuojnë në ndërtimin e një qasjeje më efektive kundër krimit të organizuar në nivel rajonal

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-