Universiteti i Vlorës hap programin e ri profesional në “Programim Web dhe Dizajn Digjital” – Diplomë 2-vjeçare për tregun e teknologjisë

Universiteti i Vlorës hap programin e ri profesional në “Programim Web dhe Dizajn Digjital” – Diplomë 2-vjeçare për tregun e teknologjisë

Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës ka zyrtarizuar hapjen e një programi të ri profesional që synon përgatitjen e të rinjve për tregun dinamik të teknologjisë: “Programim Web dhe Dizajn Digjital”.

Ky program është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me Urdhrin nr. 283, datë 30.06.2025 dhe do të ofrohet nga Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore, në përputhje me standardet ligjore dhe kurrikulare të arsimit të lartë profesional në Shqipëri.

Çfarë ofron ky program?
Kohëzgjatje: 2 vite akademike (4 semestra)

Kredite: 120 ECTS

Niveli i diplomës: Profesional, Niveli 5 sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve

Forma e studimit: Me kohë të plotë

Gjuha e mësimdhënies: Shqip

Programi është ndërtuar për t’i përgatitur studentët në profesionet më të kërkuara në teknologji, si:

Programues Web (Frontend dhe Backend)

Dizajnerë Digjitalë

UI/UX Designer

Zhvillues të faqeve dinamike dhe ndërtues portofolesh digjitale

Studentët do të mësojnë në mënyrë praktike, përmes projekteve reale dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies, duke reflektuar kërkesat konkrete të tregut të punës.

Ky program përfaqëson një urë lidhëse mes arsimit dhe punësimit, duke i pajisur të rinjtë me aftësi konkrete që mund t’i shfrytëzojnë menjëherë pas diplomimit – qoftë për punësim të drejtpërdrejtë, qoftë për të nisur një aktivitet të pavarur në fushën digjitale.

I dashur maturant!
Nëse dëshiron të mësosh shpejt, konkretisht dhe me rezultate të prekshme, ky është momenti yt.
Në vetëm 2 vite, mund të marrësh në dorë një diplomë të vlefshme dhe një profesion që hap dyert e së ardhmes.

Zgjidh “Programim Web dhe Dizajn Digjital” në Universitetin e Vlorës – një program praktik, një diplomë me vlerë, një e ardhme digjitale për ty.

Ndërtoje të ardhmen me dije, kreativitet dhe teknologji!

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-