Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës hap një faqe të re në historinë e tij akademike duke shpallur nisjen e programit më të ri të ciklit të parë “Bachelor në Computer Engineering”. Me miratimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 23 qershor 2025, Universiteti i Vlorës rikonfirmon rolin e tij si një qendër në zhvillim të arsimit cilësor dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Ky program i ri, i cili do të zhvillohet në gjuhën angleze, vjen si përgjigje ndaj sfidave dhe nevojave të epokës digjitale, duke ofruar një diplomë tre- vjecare me 180 kredite sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Në një botë të udhëhequr nga teknologjia dhe inovacioni, profesioni i inxhinierit kompjuterik po shndërrohet në një nga më të kërkuarit në tregun global. Me këtë hap të ri, Universiteti i Vlorës u krijon të rinjve shqiptarë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme profesionale konkurruese, duke qëndruar në atdhe, por duke marrë dije dhe eksperienca të barasvlershme me universitetet më të mira europiane.
Studentët e këtij programi do të përgatiten për të kontribuar në fusha si:
• Programim dhe zhvillim softuerësh
• Sisteme të integruara dhe automatizim
• Siguri kibernetike dhe rrjete kompjuterike
• Inteligjencë artificiale dhe robotikë
Me zhvillimin e programit në gjuhën angleze, Universiteti i Vlorës i hap dyert jo vetëm studentëve vendas, por edhe atyre ndërkombëtarë, duke e vendosur qytetin bregdetar në hartën e qendrave të arsimit të lartë që ofrojnë studime të huaja në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të rritur bashkëpunimet me universitetet europiane dhe për të përgatitur studentë të gatshëm për sfida globale.
Ky zhvillim është pjesë e një strategjie më të gjerë që synon:
- Rritjen e cilësisë dhe diversitetit akademik
- Nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes në rajonin e Vlorës
- Përgatitjen e një brezi të ri të profesionistëve digjitalë që do të jenë promotorë të ndryshimit shoqëror dhe ekonomik
Programi “Computer Engineering” do t’i nënshtrohet procesit të akreditimit dhe do të ndjekë me rigorozitet të gjitha standardet ligjore, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Universiteti garanton një ambient modern, pedagogë të përkushtuar dhe laboratorë të pajisur me teknologji bashkëkohore, duke e kthyer Vlorën në një pol të dijes dhe risive teknologjike.
Universiteti i Vlorës fton të gjithë maturantët dhe të rinjtë që ëndërrojnë të ndërtojnë një karrierë në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë kompjuterike të aplikojnë për këtë program të ri.
I dashur maturant!
Nëse të pasionon programimi, teknologjia dhe inovacioni, ky është momenti yt për të hedhur hapin e parë drejt një të ardhmeje të sigurt.
Diploma e ofruar është e njohur ndërkombëtarisht dhe të jep mundësinë të ndërtosh karrierë në çdo cep të botës.
Në një qytet të bukur si Vlora, mes detit dhe dijes, mund të bëhesh pjesë e gjeneratës së re të inovatorëve shqiptarë.
E ardhmja jote është këtu.Apliko.
Ndërtoje me duart e tua të ardhmen dhe ëndrrën tënde!
Universiteti i Vlorës të pret!
Profesioniste në fushën e medias dhe edukimit, me përvojë të gjatë në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative me fokus në etikën dhe komunikimin.
Komente