Në kuadër të mega-procesit “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka dëshmuar për herë të parë këtë të martë para trupit gjykues, duke dhënë detaje tronditëse për atentatet e planifikuara në Fier ndaj dy personave – Aredin Behari dhe Agim Boriçi.
Në dëshminë e tij, Tase rrëfeu për përfshirjen në atentatin e dështuar ndaj tregtarit të naftës, Aredin Behari, në vitin 2017. Ai tregoi se ishte kontaktuar nga shtetasi Viron Tavanxhiu, i cili i kishte propozuar bashkëpunim për realizimin e atentatit, ndërsa organizimi i ngjarjes ishte bërë së bashku me Henrik Hoxhajn, i cili kishte siguruar automjetin dhe armët.
“I shkuam në lokal për ta qëlluar, por ai u fut poshtë tavolinës dhe më pas brenda në lokal. Nuk vazhdova më, sepse isha pa doreza,” – dëshmoi Tase para SPAK-ut.
Më tej, ai deklaroi se ishte kontaktuar sërish nga i njëjti person për një tjetër atentat, kësaj radhe ndaj shtetasit Agim Boriçi, gjithashtu në Fier, ngjarje që kishte nisur të përgatitej në vitin 2018.
“Me Henrikun takoheshim përditë për të bërë planet. Riku më tha se kishte marrë edhe një punë tjetër për Aredin Beharin,” – theksoi ai.
Procesi në SPAK vijon, ndërkohë që dëshmitë e të penduarve, përfshirë edhe ato të Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, po ndihmojnë në zbardhjen e atentateve të bujshme dhe rrjeteve kriminale të përfshira në to.
Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.
Komente