Ngjarja tragjike që i ndodhi Arben Anamali është shumë e dhimbshme. Përpara se të bëhej hero, Arben Anamali ishte një udhërrëfyes lokal dhe një njeri familjar i sjellshëm e punëtor, si shumë shqiptarë që punojnë këtë verë.
Por sot dua të theksoj një çështje që po ndodh gjithnjë e më shpesh.
Eksploruesit e kanioneve që mbetën të bllokuar disa javë më parë.
Udhëtarët që u izoluan në gadishullin Karaburun-Sazan dhe që u shpëtuan nga anijet e policisë.
Incidentet me motorët e ujit dje në jug dhe në Durrës.
Dhe humbja e jetës së Arben Anamalit.
Turistët po e trajtojnë Shqipërinë si një park aventuresk, pa respekt, pa përgjegjësi për jetën e tyre apo për komunitetin lokal – si në nivel lokal, ashtu edhe ndërkombëtar.
Për të gjithë udhërrëfyesit nëpër Shqipëri: kjo është vendi juaj, dhe tani në verë është e rëndësishme të tregoheni të vendosur me turistët, sepse kjo është buka juaj, dhe këtë verë po luftoni për atë bukë – dhe kjo luftë nuk duhet të përfundojë me një rast si ai i Arben Anamalit.
Së pari...
Shqipëria është një vend që po rritet me shpejtësi në turizëm. Po lulëzon me ritme të shpejta. Turistët që e vizitojnë këtë vend e dinë këtë, dhe nga ajo që shoh, po e shfrytëzojnë këtë mundësi për të marrë lirinë në duart e tyre.
Fatkeqësisht, nuk mund t’i ndalim ata udhëtarë që duan të eksplorojnë vetëm. Është një dëshirë njerëzore për disa turistë ndërkombëtarë – dëshira për liri. Por kjo liri, në territorin e Shqipërisë dhe gjatë sezonit turistik, ka sjellë humbjen e Arben Anamalit.
Është e rëndësishme që ky paralajmërim shumë i rëndësishëm t’u komunikohet turistëve që në fillim – nëpër aeroporte, linja ajrore, agjenci turistike – për të theksuar sa e rëndësishme është të punësojnë udhërrëfyes përpara se të ndërmarrin aventura që rrezikojnë jetën.
Turistët nuk e bëjnë këtë në vendet e tyre, sepse atje ka rregulla shumë të rrepta, ligje dhe gjoba për zonat detare dhe hapësirat publike.
Të huajt duhet të paralajmërohen që kjo zbatohet edhe në Shqipëri – që nga momenti që mbërrijnë në aeroport ose në çdo pikë kufitare.
Së fundi, a ekzistojnë organizata që ofrojnë roje bregdetare në Shqipëri?
Udhërrëfyesit kanë përgjegjësinë e mbajtjes së tureve, por ata kanë nevojë për mbështetje nga patrulla detare dhe organizata të certifikuara për të trajnuar njerëz në aftësi shpëtimi dhe patrullim bregdetar.
Njerëzit vendas nuk duhet të vdesin në shërbim të turizmit apo industrisë së mikpritjes.
Shkrimtare e pasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe asaj jomateriale, e përkushtuar ndaj ruajtjes së tyre përmes metodave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. E interesuar për zhvillimin teknologjik dhe ndikimin që ai ka në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë.
Komente