Turiste e huaj gjendet e pajetë në një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë

Turiste e huaj gjendet e pajetë në një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës. Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në ambientet e një apartamenti me qira në zonën turistike të Ujit të Ftohtë.

Sipas informacioneve paraprake, turistja kishte marrë me qira apartamentin prej disa ditësh dhe nuk ishte parë të dilte prej tij. Trupi i pajetë i së moshuarës është transportuar në morgun e spitalit rajonal të Vlorës.

Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin zyrtar dhe njoftimin e familjarëve të viktimës.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-