Vlora po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët nga e gjithë bota, dhe këtë e tregojnë më së miri përshtypjet e Mark dhe Mustafa – dy turistë australianë që po përjetojnë qytetin nga afër. Në një shëtitje në Qytetin Historik, ata ndalën për një kafe dhe ndanë për BluTV emocionet e përjetimeve të tyre në Shqipëri.
Mustafa, me origjinë turke, thotë se “ushqimi, kultura dhe energjia i kujtojnë menjëherë Turqinë,” dhe se ndjehet i lidhur natyrshëm me vendin dhe njerëzit. Ndërsa Mark e përshkruan Qytetin e Vjetër si “piktoresk”, duke theksuar bukurinë arkitekturore dhe atmosferën autentike që e karakterizon këtë zonë historike të Vlorës.
Teksa ndjekin rrugët tradicionale dhe ndihen pjesë e përditshmërisë lokale, ata theksojnë një element që për ta bën diferencën: ''vibet'' e vendit. Për ta, është pikërisht kjo ndjesi e afërt dhe e sinqertë që e kthen një udhëtim të zakonshëm në një përvojë të paharrueshme.
Ata janë të bindur se Vlora ka shumë për të ofruar – jo vetëm natyrë dhe histori, por edhe një mikpritje që të bën të ndihesh si në shtëpi.
Sepse Vlora nuk është vetëm destinacion – është ndjesi.
Shkrimtare e pasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe asaj jomateriale, e përkushtuar ndaj ruajtjes së tyre përmes metodave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. E interesuar për zhvillimin teknologjik dhe ndikimin që ai ka në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë.
Komente