Një studim i ri ka zbuluar një lidhje shqetësuese mes mungesës kronike të gjumit dhe dëmtimit afatgjatë të trurit. Hulumtimi mbi minjtë ka treguar se privimi i zgjatur nga gjumi shkakton hiperaktivitet të qelizave imunitare të trurit – astroçiteve dhe mikroglieve.
Astroçitet, të cilat normalisht pastrojnë lidhjet e panevojshme nervore, në mungesë gjumi fillojnë të shkatërrojnë më shumë lidhje dhe inde të shëndetshme. Ndërkohë, mikroglia, përgjegjëse për pastrimin e qelizave të dëmtuara, tregohet tepër aktive – një proces që lidhet me sëmundje neurodegjenerative si Alzheimeri.
Ekspertët theksojnë se gjumi është jetik për mirëmbajtjen e trurit: pastron toksinat, forcon kujtesën dhe ruan lidhjet nervore. Pa të, këto mekanizma dëmtohen, duke ulur vëmendjen, kujtesën dhe stabilitetin emocional.
Me rastet e Alzheimerit që kanë shënuar rritje me 50% që nga viti 1999, shkencëtarët paralajmërojnë se gjumi duhet të shihet jo vetëm si pushim i përditshëm, por edhe si një mburojë thelbësore për shëndetin e trurit në të ardhmen.
Komente