Trump Organisation, biznesi familjar i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar një bashkëpunim me zhvilluesin rumun të pasurive të paluajtshme SDC Imobiliare për të ndërtuar një kullë luksoze në kryeqytetin Bukuresht.
Në një deklaratë të përbashkët, dy kompanitë theksuan se Trump Tower Bucharest do të ngrihet në zemrën e qytetit, i njohur për dinamikën dhe zhvillimin e shpejtë të tij, dhe do të ofrojë apartamente luksoze nën markën prestigjoze të Trump. Megjithatë, ende nuk është sqaruar as lokacioni i saktë dhe as data e nisjes së ndërtimit.
Projekti vjen në një moment të vështirë për ekonominë rumune, e cila u ngadalësua gjatë tremujorit të parë të vitit për shkak të krizës politike dhe shqetësimeve për një mundshme rënie ekonomike. Përkundër kësaj, Trump Tower pritet të sjellë një shtysë për sektorin e pasurive të paluajtshme dhe të kontribuojë në zhvillimin e tij, duke shfrytëzuar kërkesën për pasuri luksoze në rajon.
Në një kohë që Rumania është ekonomia e dytë më e madhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, ky projekt do të jetë një shembull i mëtejshëm i markës Trump që po zgjerohet në tregje të reja.
Komente