Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku një tren rajonal me 100 pasagjerë ka dalë nga shinat në afërsi të Riedlingen, në shtetin e Baden-Württemberg, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Sipas autoriteteve, stuhia e fortë që ka shkaktuar rrëshqitje dheu mbi shina është dyshuar si shkak i aksidentit.
Tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve rëndë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa treni, që udhëtonte nga Villingen-Schwenningen në drejtim të Ulm-it, kishte kaluar stacionin e parafundit dhe ndodhej rreth 45 kilometra nga destinacioni kur u përplas.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë vagonë të përmbysur dhe ekipe shpëtimi duke nxjerrë pasagjerët nga rrënojat. Lokomotiva ka rënë nga një shpat dhe është përplasur në pemë. Ministri i Brendshëm i Baden-Württemberg, Thomas Strobl, dhe Ministri i Transportit, Patrick Schnieder, vizituan vendin e ngjarjes dhe e cilësuan situatën si "tronditëse". Kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjithashtu shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.
Për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, hetimet janë në zhvillim e sipër.
Komente