Tragjedi në Jemen – Rebelët Houthi Akuzojnë SHBA-të për Vrasjen e 35 Personave në Saada

Tragjedi në Jemen – Rebelët Houthi Akuzojnë SHBA-të për Vrasjen e 35 Personave në Saada

Tragjedi në Jemen – Rebelët Houthi Akuzojnë SHBA-të për Vrasjen e 35 Personave në Saada

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në Saada të Jemenit, pas një sulmi ajror që rebelët Houthi ia atribuojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti televiziv Houthi, al-Massirah, i cili raportoi se trupat e viktimave janë nxjerrë nga rrënojat e një qendre paraburgimi ku mbaheshin migrantë afrikanë.

Sipas al-Massirah, ekipet e mbrojtjes civile dhe ato të Gjysmëhënës së Kuqe janë ende në vendngjarje, duke kërkuar për të mbijetuar, ndërkohë që mbi 30 persona rezultojnë ende të zhdukur. Ministria e Brendshme e rebelëve ka deklaruar për “dhjetëra të vdekur dhe të plagosur” në këtë ngjarje tragjike, duke konfirmuar se në qendër ndodheshin rreth 115 migrantë në momentin e sulmit.

Kjo ngjarje vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar ndjeshëm operacionet ushtarake kundër Houthi-ve në Jemen, një strategji e ndjekur pas rikthimit të Donald Trump në presidencë në janar të këtij viti. SHBA synon të ndalë sulmet e rebelëve ndaj Izraelit dhe trafikut ndërkombëtar në ujërat e Detit të Kuq.

Sulmi në Saada shënohet si ndër më të rëndët, ndërsa bastisja më vdekjeprurëse deri tani mbetet ajo e prillit ndaj një terminali të naftës në Detin e Kuq, ku humbën jetën të paktën 74 persona. Nga ana tjetër, forcat e armatosura amerikane njoftuan se që nga 15 marsi kanë goditur mbi 800 objektiva në territorin jemenas.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-