Tragjedi në autostradën Tiranë–Durrës: 66-vjeçari humb jetën pasi u përplas me biçikletë nga një automjet

Tragjedi në autostradën Tiranë–Durrës: 66-vjeçari humb jetën pasi u përplas me biçikletë nga një automjet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës, ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, ngjarja ka ndodhur në një segment të rrugës që ende nuk është tërësisht i aksesueshëm për përdoruesit. Në aksident është përfshirë një makinë e drejtuar nga shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, i cili ka përplasur biçikletën që drejtohej nga viktima, shtetasi E. M., 66 vjeç.

Përplasja ka qenë fatale për çiklistin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lajmi nga: Dea Hasanaj
Dea Hasanaj

Dea Hasanaj

Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.

Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.

Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV

Komente

-