Trafiku i Rënduar në Vlorë -  Ngritja e Fluksit të Turistëve dhe Emigrantëve Pasqyron Sfidat e Qarkullimit

Trafiku i Rënduar në Vlorë - Ngritja e Fluksit të Turistëve dhe Emigrantëve Pasqyron Sfidat e Qarkullimit

Me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve, qyteti i Vlorës po përballet me një trafik të rënduar, që nuk shfaqet vetëm gjatë fundjavave, por edhe gjatë ditëve të javës.

Rritja e fluksit të automjeteve ka krijuar vonesa të mëdha në qarkullim, veçanërisht në zonat turistike dhe në hyrje-daljet kryesore të qytetit, duke e bërë lëvizjen gjithnjë e më të vështirë për drejtuesit e mjeteve.

Segmentet më problematike mbeten:

- Rruga e Plazhit të Ri,

- Zona e Skelës,

- Bulevardi kryesor,

- Rruga Transballkanike, ku lëvizja ngadalësohet ndjeshëm, sidomos në oraret e pikut.

Pavarësisht se Policia Rrugore ka në dispozicion disa ekipe të pranishme në disa kryqëzime për të menaxhuar situatën, trafiku i rënduar mbetet një sfidë e vazhdueshme për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e qytetit.

Të gjitha këto faktorë kanë kontribuar në rritjen e stresit dhe vonesave gjatë udhëtimit, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe duke ngritur nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme të menaxhimit të trafikut.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-