Trafik i rënduar në Vlorë gjatë sezonit turistik, policia shton patrullat

Trafik i rënduar në Vlorë gjatë sezonit turistik, policia shton patrullat

Sezoni turistik ka sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të automjeteve në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar trafik të rënduar në disa nga akset kryesore. Rruga Transballkanike dhe rrugët që çojnë drejt bregdetit janë ndër më të ngarkuarat, përballë numrit të madh të turistëve vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet verore.

Përballë kësaj situate, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e efektivëve në terren, me qëllim disiplinimin e qarkullimit dhe shmangien e problemeve që mund të shkaktohen nga fluksi i lartë i automjeteve.

Kjo gjendje e trafikut të rënduar vijon prej ditëve të para të gushtit dhe pritet të zgjasë të paktën deri në javën e fundit të muajit. Sipas përvojës së viteve të kaluara, në fund të gushtit pritet nisja e largimit të pushuesve drejt vendeve ku jetojnë e punojnë, përfshirë edhe shtetas shqiptarë rezidentë në vendet e Bashkimit Europian.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-