Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB) po zhvillon një tur aktivitetesh dhe koncertesh të shtrira në mbarë vendin, që nga muaji qershor e deri në fund të sezonit veror.
Drejtori i TKOB, Aulon Naci, në një intervistë për BluTV, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve, duke u ndalur veçanërisht tek roli që kultura luan në zhvillimin e turizmit në vend.
“Nuk kemi vetëm turizëm detar, por edhe kulturor, dhe ky mbetet qëllimi kryesor i aktiviteteve tona të shtrira gjatë gjithë sezonit,” – u shpreh Naci.
Në këtë tur nuk mund të mungonte Vlora, qyteti që prej vitesh është i lidhur ngushtë me kulturën dhe turizmin, dhe që tashmë është kthyer në një nga nyjet më të rëndësishme turistike të vendit, duke mirëpritur edhe veprimtaritë e TKOB.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente