Tiranë – Shoferi përplas dy monopatina, lëndohen tre të mitur

Tiranë – Shoferi përplas dy monopatina, lëndohen tre të mitur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku një automjet ka përplasur dy monopatina me të cilat po lëviznin tre të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 10:30, shtetasi E. K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, ka goditur dy monopatina në rrugë, duke shkaktuar plagosjen e tre fëmijëve. Të miturit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa një grup hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lajmi nga: Vjola Murati
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-