Tiranë/ Përplasi me makinë një polic me biçikletë - Arrestohet 33-vjeçari

Tiranë/ Përplasi me makinë një polic me biçikletë - Arrestohet 33-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar që përplasi me automjet një efektiv policie, ndërsa ky i fundit po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi dje, kur punonjësi i policisë, 63-vjeçari S. Gj., sapo kishte përfunduar shërbimin.

Sipas njoftimit zyrtar, pas aksidentit 33-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u ndalua nga forcat e rendit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B. (L.), 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin G. K., 37 vjeç. Dje, 33-vjeçari përplasi me automjet biçikletën me të cilën lëvizte punonjësi i policisë dhe u largua nga vendi i aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në kuadër të hetimeve, është proceduar penalisht edhe 37-vjeçari pronar i automjetit të përfshirë në aksident. Ky i fundit u kap duke e drejtuar mjetin nën dyshimin se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kokaine, e cila u mor si provë materiale.

Efektivi i policisë që u përplas mori ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-