Ministria e Mbrojtjes – Evakuime Urgjente në Spanesh dhe Kazie për shkak të përhapjes së zjarreve

Ministria e Mbrojtjes – Evakuime Urgjente në Spanesh dhe Kazie për shkak të përhapjes së zjarreve

Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat, pasi situata nga zjarret është përkeqësuar ndjeshëm.

Terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve e kanë bërë ndërhyrjen më të komplikuar, ndërsa autoritetet po bëjnë përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, operacionet në terren po vijojnë dhe vatrat e zjarrit janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-