Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, një inxhinier dhe një punonjës, pasi po kryenin punime ndërtimi pa leje pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur "Kodra e Diellit".
Në pranga ranë N. V., 37 vjeç, inxhinieri që drejtonte punimet, dhe A. D., 28 vjeç, punonjës në këtë ndërtim. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i banesës, S. I., 37 vjeç, dhe po vazhdojnë kontrollet për kapjen e tij.
Po ashtu, është nisur procedimi në gjendje të lirë për babain e pronarit, B. I., i cili ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve.
Ky aksion i policisë vjen si pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimit pa leje dhe zënies së hapësirave publike.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente