Policia e Tiranës ka arrestuar një ditë më parë shtetasen Alma Bime, 43 vjeçe, e cila mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme. Bime është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i djegë makinën ish-bashkëjetuesit të saj.
Bime u ndalua edhe më herët nga Policia, pasi dyshohet se ka kanosur përmes mesazheve një shtetas të huaj, të identifikuar me inicialet M. M.. Ajo dyshohet gjithashtu se, në një rast tjetër, ka djegur orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Marenglen Tomori, pranë rrugës “Hysen Gjura”, në zonën e Kinostudios. Sipas të dhënave, Bime dyshohet se i ka djegur krevatin në banesë ish-bashkëjetuesit të saj.
Pas këtij ndalimi, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Bimen. Megjithatë, ajo dyshohet se e ka thyer këtë masë dhe më pas ka shkuar të tentojë t’i djegë edhe makinën ish-bashkëjetuesit.
Historia e përplasjeve mes tyre vijon prej shtatorit 2025, kur Policia e Tiranës arrestoi Marenglen Tomorin, me detyrë drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime. Pas kallëzimit të bërë nga kjo e fundit, ndaj Tomorit ishte lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga gjykata.
Edhe pse Alma Bime është arrestuar dy herë në 10 ditët e fundit, Ministria e Brendshme vijon ta mbajë në punë.
Irena Kabello është Drejtore Teknike me 25 vite eksperiencë në media, e specializuar në menaxhimin e proceseve teknike të transmetimit dhe prodhimit audioviziv. Me një karrierë të konsoliduar, ajo garanton funksionim të qëndrueshëm teknik dhe standarde të larta profesionale në çdo aspekt të punës mediatike.
Komente