Policia e Tepelenës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion në kuadër të planit operacional “Koordinata”, që synon parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në territor.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën e fshatit Mezhgoran, në afërsi të një banese, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sipërfaqe të mbjellë me 194 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë dy persona, babë e bir, konkretisht:
M. C., 64 vjeç, dhe
E. C., 35 vjeç, banues në Mezhgoran.
Një pjesë e bimëve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies në vend.
Policia thekson se kontrollet po vijojnë me intensitet, përmes përdorimit të teknologjisë së dronëve dhe patrullimeve në terren, për të parandaluar dhe zbuluar çdo rast të ngjashëm.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të veprimtarisë së paligjshme në numrin pa pagesë 112 ose në Komisariatin Dixhital.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente