Një ngjarje e tentativës për vjedhje ka ndodhur dje në Kishën e Shën Nikollës në Vajkan, Fier. Persona ende të paidentifikuar kanë provuar të vjedhin arkat e kishës, por nuk kanë arritur ta hapin atë. Rasti është konstatuar nga kujdestari i objektit të kultit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë e Fierit, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas përfaqësuesit të Metropolisë së Apollonisë dhe Fierit pranë Kishës së Shën Gjergjit, At Dhimitër Lloshi, dyshohet se tentativat e vjedhjes janë realizuar nga një grup të miturish. Ai theksoi se autorët nuk kanë tentuar të vjedhin ikona apo sende të tjera me vlerë dhe nuk kanë përdorur forcë për të hapur arkën, por janë përqendruar vetëm te objekti i saj.
At Dhimitër Lloshi: “Një akt i dënueshëm”
At Dhimitër Lloshi, në një reagim pas ngjarjes, ka dënuar me forcë akte të tilla në objektet e kultit. Ai gjithashtu ka theksuar se në vitet e fundit, tentativat për vjedhje në kishat e rajonit kanë pasur si objektiv kryesor arkat e kishave, ndërsa më herët janë fokusuar kryesisht te këmbanat, ikonat, ungjijtë dhe sende të tjera me vlerë.
Policia e Fierit vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente