Temperaturat deri në 35°C – Ja si parashikohet moti për të shtunën

Temperaturat deri në 35°C – Ja si parashikohet moti për të shtunën

E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, me vranësira të pakta deri mesatare gjatë mesditës dhe pasdites.

Në zonat malore të jugut dhe veçanërisht në juglindje, prej orëve të mesditës deri në pasdite vonë parashikohen reshje të dobëta shiu me karakter të përkohshëm.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit mund të arrijë deri në 18 m/s.

Deti do të paraqitet me valëzim të moderuar, 2 deri në 4 ballë. Ndërkohë, temperaturat pritet të ngjiten deri në 35 gradë Celsius, duke sjellë ndjesi të lartë nxehtësie në shumë zona të vendit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-