Të rinjtë shqiptarë mes shkollimit, punësimit dhe emigrimit - Sfida dhe mundësi për një të ardhme më të mirë

Të rinjtë shqiptarë mes shkollimit, punësimit dhe emigrimit - Sfida dhe mundësi për një të ardhme më të mirë

Shkollimi, punësimi dhe emigrimi mbeten ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë sot. Edhe pse arsimi është bërë më i aksesueshëm, të rinjtë shpesh përballen me mungesën e praktikës profesionale dhe me një shkëputje të theksuar nga tregu real i punës.

“Diplomohen, por s’e dinë ku ta nisin. Duhen më shumë mundësi reale dhe lidhje me tregun e punës, që në vitet e studimit,” u shpreh një qytetar për BluTV.

Mundësitë për punësim janë të kufizuara dhe shpesh ofrojnë paga të ulëta e pak perspektivë për zhvillim profesional. Kjo situatë i shtyn shumë të rinj të mendojnë emigracionin si alternativën e vetme për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt.

Megjithatë, jo të gjithë largohen. Disa të rinj po zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri, duke hapur biznese të vogla apo duke investuar në sektorë me potencial si turizmi dhe teknologjia. Për ta, vendi mbetet një mundësi, jo një pengesë.

Rinia shqiptare ka potencial, talent dhe energji, por kërkon më shumë mbështetje institucionale, programe konkrete për punësim dhe iniciativa që lidhin arsimin me ekonominë reale. Vetëm kështu mund të ndërtohet një e ardhme ku të rinjtë nuk detyrohen të zgjedhin mes largimit dhe papunësisë.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-