Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e pagave indikative për profesionet në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar kontrolle për subjektet që deklarojnë paga nën kufirin e përcaktuar.
Ky veprim vjen në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit 2025 dhe përpjekjeve për uljen e informalitetit në deklarimin e pagave.
Administrata Tatimore njofton se të gjithë tatimpaguesit që deklarojnë paga më të ulëta se niveli indikativ për profesionet si kamarier, pastrues, roje, menaxher, kuzhinier etj., do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt i verifikimeve të thelluara.
Sipas listës së publikuar:
Pagat fillestare për pozicione si roje parkimi dhe punëtorë pastrimi në plazh nisin nga 55,000 lekë/muaj,
Ndërsa për pozicione të larta si kryekuzhinierë apo shefa pastiçerie, pagat indikative arrijnë 130,000–140,000 lekë/muaj.
DPT u bën thirrje bizneseve të deklarojnë në mënyrë të saktë pagesat reale të punonjësve, për të shmangur penalizimet dhe hetimet e zgjeruara tatimore.
Gentjan Kellçiu është gazetar dhe moderator nga Vlora, i njohur për raportimet e tij në terren dhe drejtimin e emisioneve informative. Aktualisht ai drejton emisionin e mëngjesit “Agon Blu” në Blu TV.
Komente