‘Taksë për Beqarët’ -  Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nxit Debat në Shkup

‘Taksë për Beqarët’ - Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nxit Debat në Shkup

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shkaktuar një debat të nxehtë në opinionin publik pas propozimit të mundshëm për vendosjen e taksave shtesë për qytetarët beqarë si një masë për të luftuar rënien demografike në vend.

Në një intervistë për mediat, Mickoski njoftoi se qeveria po shqyrton mundësinë e masave penalizuese ndaj personave që zgjedhin të mos krijojnë familje, si një hap për të frenuar krizën demografike që ka prekur Maqedoninë e Veriut. Kryeministri theksoi se norma e lindjeve ka rënë ndjeshëm dhe popullsia e vendit është tkurrur me mbi 33,000 banorë gjatë katër viteve të fundit.

Ai argumentoi se kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të ndaluar shpopullimin dhe për të mbështetur familjen si strukturë themelore të shoqërisë. "Ky është një alarm. Popullsia po plaket dhe të rinjtë po emigrojnë për një jetë më të mirë jashtë vendit. Kjo qeveri po e pranon problemin dhe po e lufton atë", shprehet Mickoski.

Megjithatë, deklarata e tij ka sjellë reagime të ndryshme. Shumë qytetarë, aktivistë dhe ekspertë kanë cilësuar këtë ide si diskriminuese dhe një ndërhyrje në jetën private të individëve. Nga ana tjetër, disa e shohin këtë si një alarm për një krizë demografike që ka marrë përmasa emergjente për vendin.

Situata demografike e Maqedonisë së Veriut është e ngjashme me atë të shumë shteteve të tjera evropiane, ku po përballen me një rënie të lindjeve dhe plakjen e popullsisë, ndërsa rinia kërkon mundësi më të mira jashtë vendit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-