Nga Francine Talei Wong
Specialistja e muzeumeve dhe ish-Drejtoresha e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në Muzeumet Kombëtare të Shkencës në Londër, Catherine McGrath ndau mendimet e saj me gazetaren Francine Talei Wong mbi mundësitë që ofron turizmi muzeal në Vlorë dhe potencialin për të zgjeruar turizmin dimëror.
Catherine do të jetë e ftuar speciale dhe artiste në këtë iniciativë që do të zhvillohet në Muzeun Etnografik të Vlorës këtë shkurt, së bashku me katër artistë të tjerë britanikë dhe irlandezë në një projekt të themeluar nga gazetarja me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për kulturën e Labërisë dhe meloditë polifonike.
Catherine ka konfirmuar se shumë rrjete në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë kurioze për ngjarjen muzeale në Vlorë dhe ajo beson se kjo është vetëm fillimi i një mundësie më të madhe për të krijuar programe shkëmbimi kulturor mes muzeumeve dhe artistëve në Londër.
Ajo shpjegon se njerëzit po kërkojnë vende më interesante dhe histori të paprekura, jo vetëm Parisin në Francë apo Firencën në Itali.
Catherine mezi pret të vijë në Vlorë në shkurt për iniciativën e Muzeut Etnografik.
Shkrimtare e pasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe asaj jomateriale, e përkushtuar ndaj ruajtjes së tyre përmes metodave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. E interesuar për zhvillimin teknologjik dhe ndikimin që ai ka në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë.
Komente