Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur kërkesën për gjykimin e shtatë personave të akuzuar për manipulimin e një procedure prokurimi nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Akuzat lidhen me shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe abuzimin me proceset e ankandeve publike.
Të pandehurit përfshijnë emra të njohur të administratës dhe sektorit energjetik, si Benet Beci, aktualisht kryetar i Bashkisë së Shkodrës, dhe disa individë të tjerë të lidhur me njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave. Ata janë akuzuar për paracaktimin dhe krijimin e avantazheve të padrejta për fituesin e procedurës, "Consulting & Management Albania".
Ky hetim ka nxjerrë në pah veprime të kundërligjshme gjatë përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të kritereve të tenderit, veprime që kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe ligjin për prokurimin e tenderave.
Komente