SOT, RADHË TË GJATA NË QAFËBOTË – FLUKS NË DALJE PËR NË GREQI PAS RIHAPJES SË KUFIRIT

SOT, RADHË TË GJATA NË QAFËBOTË – FLUKS NË DALJE PËR NË GREQI PAS RIHAPJES SË KUFIRIT

Pikëkalimi kufitar i Qafëbotës është përballur sot me radhë të gjata automjetesh, që kanë shkuar deri në 1 kilometër në territorin shqiptar, si pasojë e fluksit të shtuar të udhëtarëve drejt Greqisë.

Pas pezullimit disaorësh të shërbimit në doganën greke një ditë më parë, lëvizja është rivendosur prej mesditës së djeshme, por efektet e ndërprerjes janë ndjerë fort sot, sidomos gjatë paradites dhe mesditës, kur qytetarët kanë nisur të udhëtojnë masivisht drejt shtetit fqinj.

Sipas burimeve për BluTV, shkak për ngadalësinë e procedurave doganore është bërë mungesa e stafit me përvojë në palën greke, pasi punonjësit e rinj, të emëruar vetëm një ditë më parë, nuk po arrijnë të përballojnë fluksin në kohë optimale.

Kujtojmë se në doganën greke është shënuar një goditje e fortë nga autoritetet e drejtësisë, ku deri më tani janë arrestuar 14 doganierë – 7 burra dhe 7 gra, të akuzuar për ryshfet, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Të ndaluarit do të dalin sot para prokurorit në Igumenicë.

Situata pritet të vijojë me vështirësi edhe në orët në vijim, ndaj udhëtarët këshillohen të pajisen me durim dhe t’i planifikojnë udhëtimet me kujdes.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-