Sot është dita ndërkombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Sot është dita ndërkombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore

30 Korriku është Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre. Ky akt ka për qëllim gjithashtu të ndihmojë në luftimin e një kërcënimi global që vijon të rritet çdo vit: trafikimin e qenieve njerëzore.

Një kërcënim global në rritje
Trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një nga kërcënimet më serioze të krimit të organizuar. Çdo vit, mijëra individë, kryesisht gra dhe fëmijë, bëhen viktima të këtij krimi, duke përjetuar dhunë dhe abuzime të shumta. Viktimat trafikohen në distanca të largëta dhe për periudha gjithnjë e më të gjata, me qëllimin e fitimit më të madh.

Nga viti 2020 deri në vitin 2023, më shumë se 200,000 viktima të trafikimit njerëzor janë zbuluar në nivel global, por ky është vetëm “majë e ajsbergut”. Numri aktual i rasteve të paparaportuara besohet të jetë ndjeshëm më i lartë.

Roli i zbatimit të ligjit dhe mbrojtja e të mbijetuarve
Fushata e këtij viti thekson rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale për të çmontuar rrjetet e organizuara të trafikimit. Kjo përfshin vënien para përgjegjësisë të autorëve të krimit dhe përkushtimin për mbrojtjen dhe mbështetje të të mbijetuarve.

Po ashtu është thelbësor ofrimi i ekspertizës dhe mbështetjes së gjithanshme për ata që kanë shpëtuar nga trafikimi. Solidariteti social dhe veprimi i përbashkët i autoriteteve, shoqërisë civile dhe sektorëve të tjerë janë të domosdoshme për të luftuar këtë fenomen.

Një betejë që kërkon bashkëpunim dhe angazhim të gjithsecilit
Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore na kujton se çdo individ mund të kontribuojë në luftën kundër trafikimit. Kjo është një betejë që kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar, ndërveprim mes institucioneve ligjore, dhe një angazhim të pandërprerë për të mbrojtur ata që janë viktima të këtij krimi të tmerrshëm.

Lajmi nga: Dea Hasanaj
Media e dytë
Dea Hasanaj

Dea Hasanaj

Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.

Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.

Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV

Komente

-