Sot më 22 korrik 2025 Toka do të përfundojë një rrotullim të plotë në pak më pak kohë se zakonisht duke e bërë këtë ditë një nga më të shkurtrat që është regjistruar ndonjëherë.
Ky ndryshim do të jetë vetëm 1.34 milisekonda më pak se 24 orë një ndryshim që nga njerëzit nuk mund të vërehet por është pjesë e një tendence shqetësuese në sjelljen e rotacionit të Tokës që ka filluar të shfaqet vitet e fundit. Nëse kjo tendencë vazhdon, mund të nevojitet heqja e një sekonde nga orët atomike rreth vitit 2029 një ndryshim që kurrë nuk është realizuar më parë.
Rotullimi i Tokës nuk është konstant. Vetëm pak kohë më parë dita ishte shumë më e shkurtër se 24 orë. Sipas një studimi të vitit 2023 një ditë në Tokë ka qenë afërsisht 19 orë për një pjesë të konsiderueshme të historisë së saj të hershme për shkak të balancës mes valëve atmosferike të diellit dhe valëve të oqeaneve të tërhequra nga hëna. Megjithatë me kalimin e kohës, një ditë në Tokë është bërë gjithmonë më e gjatë. Përafërsisht shkaku kryesor ka qenë fërkimi i valëve të detit nga hëna e cila ka shkaktuar largimin e saj gradual nga Toka. Ky largim ka ndikuar në ngadalësimin e rotacionit të Tokës dhe zgjerimin e ditës.
Përse ky ndryshim i papritur?
Nga vitet kur janë bërë regjistrime të rotullimt të Tokës (me shpikjen e orës atomike në vitin 1973) deri në vitin 2020, dita më e shkurtër që është regjistruar ka qenë 1.05 milisekonda më e shkurtër se 24 orët e zakonshme. Duke filluar nga viti 2020, Toka ka thyer vazhdimisht rekordet e saj të shpejtësisë. Dita më e shkurtër ndodhi më 5 korrik 2024 kur rotacioni u përfundua 1.66 milisekonda më shpejt se zakonisht.
Në vitin 2025 shkencëtarët parashikuan se 9 korriku, 22 korriku dhe 5 gushti mund të ishin ditët më të shkurtëra të vitit. Megjithatë të dhënat e fundit tregojnë se 10 korriku mori udhëheqjen si dita më e shkurtër deri tani në vitin 2025, me 1.36 milisekonda më pak se 24 orë. Sot më 22 korrik, Toka do të rrotullohet 1.34 milisekonda më herët, duke e bërë atë ditën e dytë më të shkurtër të vitit. Nëse parashikimet mbeten të vërteta, 5 gushti do të jetë rreth 1.25 milisekonda më i shkurtër duke e lënë 22 korrikun si ditën e dytë më të shkurtër të vitit.
Shenja të ngadalësimit të këtij ndryshimi duket se po shfaqen. Ritmi i shkurtimit të kohëzgjatjes së ditës po ngadalësohet, por shkaku i ndryshimeve të fundit në rotacion mbetet ende i paqartë.
Komente