Socialistët festojnë 34-vjetorin: Rama e cilëson fitoren më spektakolare drejt Shqipërisë 2030

Socialistët festojnë 34-vjetorin: Rama e cilëson fitoren më spektakolare drejt Shqipërisë 2030

Partia Socialiste kremtoi dje 34-vjetorin e themelimit të saj, në një aktivitet festiv të zhvilluar në selinë rozë, ku morën pjesë figura historike të forcës politike si dhe deputetët e rinj fitues të zgjedhjeve të 11 majit.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga festa, të cilën e cilësoi si vijim i “fitores më spektakolare për Shqipërinë 2030”.

“Fotoalbumi i ditëlindjes së 34-të të Partisë Socialiste, e cila erdhi fill pas fitores sonë më spektakolare për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama në postimin e tij.

Gjatë fjalës përshëndetëse në këtë përvjetor, Rama theksoi se mandati i ri i dhënë nga qytetarët është një besim i jashtëzakonshëm për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-